Ndodh në Gjirokastër, qytetari proteston i vetëm

Protesta e madhe kundër rritjes së çmimeve, pritet që të mbahet të shtunën, 24 orë përballë Kryeministrisë. Por sot në Gjirokastër, një qytetar ka dalë në protestë i vetëm.

Ai fton të tjerë protestues të pakënaqur që të marrin fjalën, por sheshi është bosh. I riu  tha edhe se do të vijojë të protestojë çdo ditë, edhe sikur të mbetet i vetëm.

”Kjo është një vjedhje masive që na bëhet nga oligarkët. Nga miqtë e Edi Ramës që kemi zgjedhur vetë. Ju dua të gjithëve në shesh, kush është i pakënaqur, kush ka dëshirë ta marri fjalën është i lirë ta marri. Protesta nis sot edhe do të vazhdojë çdo ditë edhe fill i vetëm këtu do të mbetem çdo ditë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?