Ndodh në Pogradec, bombola e gazit në karrocë me fëmijën (FOTO)

Viti 2016-të ka nisur me shpërthime bombolash në lokale apo dhe në banesa, ku ka patur viktima dhe të plagosur. Por, mesa duket njerëzit ende nuk janë ndërgjegjësuar për rrezikun që mbartin këto bombola nëse nuk tregohet kujdes me transportin e tyre dhe jo vetëm.

Një nënë në qytetin e Pogradecit në të njëjtën karrocë që mbante fëmijën e saj, kishte vendosur edhe bombolën e gazit, ndërkohë në krahun e majtë kishte edhe një fëmijë tjetër.

Një papërgjegjshmëri që mund të sjellë pasoja të rënda për këta fëmijë, ndaj kjo nënë duhet të tregohet më e kujdesshme për sigurinë e tyre dhe të njerëzve në trotuar.

SHKARKO APP