Ndodh vetëm në Shqipëri, ura vidhet për skrap! Bllokohen 10 mijë banorë

Ura e ndërtuar nga ushtria që lidh Fierin me afro 10 fshatra të zonës së Marinzës, Zharrzës dhe Roskovecit si pasojë e amortizimit dhe shkatërrimit nga dora e njeriut, rrezikon daljen nga funksioni.

Pjesë metalike janë shkëputur nga trupi i urës, pasi persona të papërgjegjshëm i shesin për skrap.

Në këtë urë kalojnë automjete të tonazhit deri në 5 ton, me të cilat fermerët e zonës dërgojnë në Fier prodhimet bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrje për sisteminin e urës, pasi në kundërt, thonë se rrezikojnë të izolohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet të riparohet se normal nuk hyn kamioni këtu, shembet ura direkt”.

“ Ura ka nevojë për ndërhyrje, nuk diskutohet”.

Ura xheniere që lidh Fierin me dhjetra fshatra të zonës bujqësore e ndërtuar 10 vjet më parë u erdhi në ndihmë fermerëve duke u shkurtuar disa km rrugë për të sjellë në treg prodhimet bujqësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?