Ndoka: S’jemi numerator i PD, të hapur për koalicion me këdo

 

Jemi të hapur për marrëveshje dhe nuk përjashtojmë asnjë koalicion.

Kështu u shpreh kreu demokristian Nard Ndoka në një deklaratë për mediat referuar negociatave që po zhvillohen mes Partisë Demokratike dhe PDK.

Sipas Ndokës pavarësisht negociatave, PDK nuk është një numërator për opozitën ashtu sikurse janë rreshtuar disa përkrahës të tjerë përkrah PD-së.

PDK po e ndjek me vëmendje procesin e negociatave, duam të kemi një marrëveshje të shpejtë se jemi në limitet e afateve për tu regjistruar.

PDK po shkon sot e bashkuar për zgjedhjet lokale. I japim të drejtë vetes sot që të jemi një kontribuues i qenësishëm në politikën shqiptare duke patur parasysh forcën tonë.

Nuk përjashtojmë asnjë koalicion se ne nuk jemi numërator se PD i ka rreshtuar ca të tillë. Ne jemi për të ruajtur integritetin tonë.

Nuk kemi patur kontakte me Ramën sepse jemi në negociata me PD por kjo nuk na pengon të jemi në negociata edhe me të tjerë.  

Ne jemi të hapur që të negociojmë dhe të dalim në koalicion me këdo”, tha Ndoka.

SHKARKO APP