Ndoshta e kishit harruar, Pamela Anderson rikthehet e gatshme për Oscar

Pamela Anderson është kthyer. Pas një jete të shpenzuar duke shlyer suksesin e arritur për linjat e saj marramendëse trupapore, të shfaqura në kopertinën e ”Playboy” apo me kostumin e kuq të Baywatch, për aktoren 57-vjeçare ka ardhur momenti i shpengimit.

“Asnjëherë nuk është vonë për të ëndërruar, për të filluar nga e para, për të qenë e hapur ndaj mundësive”, shkroi ajo në Instagram, pasi nominimi i saj në Golden Globe për aktoren më të mirë të vitit dhe rruga për në Oscar nuk duket aq e ngushtë në fund të fundit.

Pak ditë më parë, gjatë një dreke me kritikët për të prezantuar filmin me të cilin rikthehet në Hollywood pas dekadash mungesë, ”The Last showgirl”, ajo u pyet se si e trajton fushatën për statujat.

“Epo nuk e di, është hera e parë për mua,” u përgjigj ajo me zërin e një fëmije.

Pa grim, një vështrim i pjekur dhe e qetë, ajo shton se “m’u deshën dekada për të gjetur veten pas asaj eksperience, skandaleve, marrëdhënieve toksike dhe gjërave të këqija të shkruara dhe thëna për mua. Dekada për të qenë në gjendje të jem vetvetja. Gjithmonë kam qenë në pritje të një roli si ky”.

Roli erdhi nga një regjisore e turpshme dhe e imët e prejardhjes fisnike kinematografike: Gia Coppola, 37 vjeçe, mbesa e regjisorit të ”Apocalypse Now” në filmin e saj të tretë artistik.

“Doja të xhiroja në Las Vegas. Jam e magjepsur nga dritat. Për më tepër, po kërkoja një film që eksploronte marrëdhëniet midis një vajze dhe një nëne beqare”, thotë Coppola./  a.jor. ATSH

SHKARKO APP