Ndotja Akustike në Vëmëndje të Strukturave të Financimeve Ndërkombëtare dhe Shoqërisë Civile

Në financimin e Qendrës Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të projektit “Shoqëria civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)”, mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, AAIE synon të sjellë në vëmendje problemin e cilësisë së ajrit dhe ndotjen e tij akustike, e cila rezulton në vlera të larta të konsiderueshme që mbërrijnë në mbi 70dB(A) në zonat urbane, duke sjellë efekte të konsiderueshme negative social-ekonomike të komunitetit dhe mjedisit.

Ndotja e mjedisit nga zhurmat urbane si edhe hyrja e këtyre zhurmave në mjediset e brendshme të banimit apo mjediset e jashtme vlerësohen si një fenoment me rrezik serioz mbi shëndetin e njëriut duke shkaktuar: ulje të dëgjimit, interference me trasmetimin e fjalës, prishje të gjumit dhe gjëndjes së pushimit, efekte psikofiziologjike, efekt mbi shëndetin mendor, efekte mbi performancë, efekte mbi sjelljet me fqinjët apo reagime patologjike, interference me aktivitete të tjera. Për individin ekspozimi dhe mbrojtja ndaj ndotjes akustike urbane është e rëndësishme për mirëqenien njerëzore dhe shëndetin e tij. Por efektet dhe zhurma e mjedisit varen nga karakteristikat akustike të zhurmës (p.sh., niveli, lloji, koha), dhe nga aspekte të situates së ndotjes nga zhurma që mund të përfshijnë sistemin nervor të të menduarit e individit si pritshmëria e zhvillimit të mëtejshëm të ekspozimit të zhurmës (nëse do të bëhet më mirë ose më keq), parashikueshmëria, dhe një ndjenjë të mungesës së kontrollit mbi burimin e zhurmës. Zhurma mbetet shqetësim serioz edhe për zhvillimin e qëndrueshem duke ndikuar në prishje të ekosistemit, prishje të të mirave materiale e monumente, interferime në përbërjen normale të ambientit, efekte ekonomike etj. Impakti shumë dimensional i ndotjes së mjedisit nga zhurma e sjell këtë fenoment në vëmëndje te politikëbërësve, institucioneve ndërkombëtare dhe komunitetit në rritjen e nevojës për zbatimin rigoroz të ligjit dhe tërë kuadrit ligjor mbi këtë problematikë.

Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet mjedisore në Shqipëri. Në kompleksitetin e tij ndotja akustike nuk është vetëm një çështje personale, por ajo është një problem social i cili tejkalon nivelin e kontrollit nga individi. Kështu me gjithë dinamiken dhe vëmëndjen ndaj ndotjes nga zhurma, vëmë re se trendi i nivelit të zhurmave përgjatë viteve nuk rezulton me në koherence me tendencat e reduktimit të nivelit sipas objektivave politikë dhe strategjike. Psh, vlerat me e reduktimit të nivelit të zhurmës nga viti 2011 në vitin 2014 është 0.18 për nivelet gjatë ditës dhe 0.17% për nivelet gjatë natës nga 7.5% e parashikuar në Strategjinë Ndërsketoriale të Mjedisit për vitin 2015 apo synimit për reduktimin me 10% në vitin 2017 në reference me vitin 2012 sipas Strategjisë Ndërsektoriale të vitit 2015 – 2020. Nëse do ti refereohemi për më shuma objektivit për vitin 2020 për të cilin reduktimi i nivelit të zhurmës krahasuar me vitin 2012 parashikohet si objektiv të jetë me 30% (Draft Strategjia Ndërsektoriale 2015 – 2020) do të kuptojmë se ndërsa kuadri ligjor dhe politik parashikon objektivë të përputhshëm me standartet ndërkombëtare, zbatimet dhe ndërhyrjet për ti arritur ato duken larg masave të kërkuara për të ndjekur dhe mbërritur në targetet e përcaktuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ligji nr. 9774 për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis ka si fushë zbatimi ndërhyrjen për cdo zhurmë që tejkalon normat kufi dhe paraqet rrezikshmëri për shëndetin.  Ky ligj përcakton si detyrim për zbatim organet shtetërore, qendrore dhe vendore, sipas detyrave të përcaktuara nga ky ligj, nga persona fizikë e juridikë, veprimtaritë e të cilëve lëshojnë zhurmë, si dhe nga vetë qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst, aktet ligjore dhe nën ligjorë duhet të jenë instrumenti i vetëm për zbatimin e udhëzimeve/rregulloreve/normave për reduktimin e vlerave të zhurmës. Ndërhyrjet për mbrojtjen ndaj zhurmave nuk duhet të jenë ndërhyrje sporadike të bazuara vetëm në vullnetin i individëve politikbërës por duhet institucionalizuar një sistemi i përgjegjshëm administrativ.

Ky studim është prodhuar me asistencën e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi vetëm e Shoqatës Shqiptare të Ambjentalistëve Industrialë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian dhe REC Shqipëri“.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?