“Ndragheta”, Bogdani: 1.6 miliardë euro të investuara në ndërtim, me burim të pa justifikuar që kur Veliaj ka filluar si Kryertar Bashkie
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka reaguar ashpër lidhur me përgjimet e Antimafias italiane për klanin mafioz të pastrimit të parave përmes ndërtimeve në Tiranë të publikuara në media së fundmi.
Përmes rrjeteve sociale, Bogdani shprehet se deri tani janë 1.6 miliardë euro të investuara në ndërtim, me burim të pa justifikuar që kur Veliaj ka filluar si Kryertar Bashkie!
“E kane mbytur Tiranen me beton, i moren identitetin si qytet, i moren frymen, i moren lulishtet, i moren cdo cep, per ta mbytur me pallate!!! E pse? Sepse duhet te majmen Veliaj, MazNIKU, e kompani, duke pastruar leket e mafias shqiptare, e tani sic tregojne bisedat telefonike edhe leket e Mafias e Ndraghetes italiane!!!
Deri tani jane 1.6 Miliarde Euro te investuara ne ndertim, me burim te pajustifikuar qe kur Veliaj ka filluar si Kryertar Bashkie!!!
SPAK-u SE PAKU duhet te nise hetimet!!! Se si i mbyll pune tjeter, por te pakten ti nise, meqe gjysmen e punes ia kane bere koleget italiane te antimafias!!!”, shprehet ish-deputeti demokrat.
E kane mbytur Tiranen me beton, i moren identitetin si qytet, i moren frymen, i moren lulishtet, i moren cdo cep, per ta…
Pubblicato da Gerti Bogdani su Sabato 23 gennaio 2021