FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca ka kritikuar mënyrën e trajtimit të të pandehurve në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke ngritur pretendime për standarde të dyfishta dhe cenim të prezumimit të pafajësisë.

Duke iu referuar rastit të ish-ministrit Ilir Beqja, i cili është lejuar të ndjekë seancat pranë avokatit dhe jo pas “kafazit të xhamit”, Ndreca tha se ky vendim duhet të shërbejë si precedent për të gjithë të pandehurit që nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Sipas tij, praktika e izolimit të të pandehurve në sallën e gjyqit dhe kufizimi i komunikimit të lirë me avokatin bie ndesh me parimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dëmton barazinë e palëve në proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndreca theksoi gjithashtu se Veliaj nuk ka marrë pjesë në disa seanca gjyqësore, pasi sipas tij nuk pranon të jetë pjesë e një procesi ku nuk garantohet trajtim i barabartë dhe kushte të plota mbrojtjeje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?