Ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, Redi Muçi: Votojmë kundër, është në dëm të hetimit

Deputeti i Lëvizjes BASHKË, Redi Muçi ka komentuar nismën e grupit parlamentar të PS-së për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ai deklaroi se si deputet në Parlament do të votojë kundër kësaj nisme, duke e cilësuar atë si të dëmshme për procesin e hetimit.

“Ne padyshim mendojmë që kjo nismë e marrë nga mazhoranca është në dëm të hetimit”,– u shpreh Muçi në RTSH. Ai argumentoi se mbajtja në detyrë e një zyrtari të lartë, siç është zëvendëskryeministrja, mund të ndikojë negativisht tek procesi gjyqësor.

“Një gjë është të thuhet që nuk pengohet prokuroria në hetim, dhe tjetër gjë është të mbash në detyrë zv.kryeministren, e cila nga pozita e saj mund të intimidojë gjyqtarët në proces,” tha ai. Muçi e cilësoi situatën si një përplasje të hapur mes mazhorancës dhe sistemit të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që po ndodh është një përplasje e hapur mes mazhorancës dhe Edi Ramës me sistemin e drejtësisë,” theksoi ai. Deputeti ngriti edhe çështjen e standardit që duhet vendosur për zyrtarët e lartë. “Pse nuk vendoset standardi i tërheqjes ose i shkarkimit nga kryeministri? Nëse kjo do të ndodhte, i gjithë diskutimi për kushtetutshmërinë do të binte dhe do t’i hapej rruga drejtësisë,” u shpreh Muçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?