Ndryshime në Polici/ Lleshaj emërohet në krye të Drejtorisë së Beratit
Aktualitet E Enjte, 22 Prill 2021 12:25
Ish-shefi i Komisariatit 4 në Tiranë, Fatmir Lleshaj emërohet drejtor i Policisë Vendore në Berat.
Ai zë kështu vendin e Afrim Tafës, i cili transferohet tek Interpol.
Lleshaj ka mbajtur më herët detyrën e shefit të Komisariatit nr. 5 në Kamëz.
Ai u prezantua sot para efektivave në Berat, në një ceremoni nga drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar Ardian Çipa.
Ndërsa vendin e Lleshajt në krye të Komisariatit 4, e zuri shefi i krimeve Alket Shatro.
KOHA JONË SONDAZH