Ndryshime në Policinë e Shtetit, Ardit Elmazi transferohet në Ersekë, kush do të jetë shefi i ri i komisariatit 6 (EMRI)

Ditën e sotme kanë ndodhur disa ndryshime në radhët e Policisë së Shtetit, konkretisht në Tiranë, Ersekë dhe Kolonje.

Ylli Doda është emëruar shefi i komisariartit numër 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë funksion Ardrit Elmazin.

Elmazi drejtonte këtë komisariat që nga marsi i vitit 2019. Para Elmazit, komisariati numër 6 drejtohej nga Pal Marku.

Ndërsa, Doda së fundmi ka qenë shef i drejtorisë së qarkut Dibër. Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit, ku para se të emërohej në Dibër nga Sandër Lleshaj, ka qenë shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit, ku është emëruar Ramiz Hymeti, i cili ka qenë më parë në Kolonjë.

SHKARKO APP