Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa komisariate

Strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit kanë pësuar ndryshime, ndërsa janë emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si dhe në Akademinë e Sigurisë.

Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Alfred Çepe është emëruar dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Feliks Hoda është caktuar në krye të komisariatit të Policisë Sarandë, ndërsa Agim Troci do të drejtojë komisariatin e Policisë Gjirokastër. Pavlin Zhivani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Pukë, ndërsa Ledian Kerka do të drejtojë komisariatin e Policisë Kukës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Vilson Sterkaj është emëruar shef i komisariatit të Policisë Cërrik, Oltion Gjoni do të drejtojë komisariatin e Policisë Devoll, Vendim Imeraj është caktuar shef i komisariatit të Policisë Delvinë, ndërsa Medin Hasani është emëruar shef i komisariatit të Policisë Përmet.

Swiss Digital Mobile Reklama

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?