Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës. Marieta Zaimi vendoset në krye të ”Task-Forcës” në vend të Deniona Katros.
Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.
Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi.
Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës. Ndërkohë është zgjeruar ”Task Forca” e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.
KOHA JONË SONDAZH

