Ndryshimet drastike të Plaurentit në tre dekada

I ndryshuar në pamje, Plaurent Dervishaj u soll në pranga nga agjentët e Interpol Tiranës nga Dubai, ku ishte arrestuar. Kile më pak, mjekër, flokë më të rëna dhe i thinjur.

Një ndryshim drastik nga fotografitë që Policia e Shtetit, por edhe ajo e SHBA-ve, kishte publikuar në listën e më të kërkuarve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetra gati tre dekada më parë, kur ishte i ri dhe më saktësisht e marrë nga koha kur ai qëndronte në Amerikë, kur u lakua edhe për herë të parë emri si anëtar i “Bandës së Durrësit”. Këtë të fundit akuzohet se e drejtonte ish-kunati i tij, Lulzim Berisha, edhe ky i arrestuar në Spanjë dhe pritet ekstradimi në pak ditë sipas autoriteteve ligjzbatuese.

Dervishaj ndodhej prej vitit 2004 në listën e FBI-së, teksa kërkohej ndërkombëtarisht për “grup të strukturuar kriminal, vrasje me paramendim dhe armëmbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Në atë foton e FBI-së kishte tre profile të tij të ndryshme, të periudhës kur akuzohej për aktivitet kriminal në atë vend.

Gjatë ekstradimit sot (14 Gusht), Plaurent Dervishaj ishte i veshur me pantallona të kuqe të shkurtra dhe bluzë blu, teksa zbriti në aeroportin Nënë Tereza (Rinas) i prangosur.

SHKARKO APP