Ndryshimet klimatike, Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara! Koçiu: Duhet të jemi të bashkuar

Shqipëria renditet në nivelet më të larta të vendeve evropiane për sa i përket ekspozimeve dhe prekjes së valëve të të nxehtit apo prej përmbytjeve që kanë prekur vendin në këto 2 dekada. Zv.kryeministrja, Albana Koçiu u shpreh se sfidat klimatike mund të përballohen me financime dhe krijimin e një baze të pasur të dhënash.

“Klima menaxhohet nga investime reale, nga tubacione dhe diga që i qëndrojnë kohës, nga sisteme parandalimi dhe nga institucione që reagojnë në kohë. Kjo është përshtatje, jo një dokument, por një sistem që funksionon si i tërë. E para është financimi, pasi kjo nuk është bamirësi, por financim në sigurinë e përbashkët. E dyta janë të dhënat, pasi nuk menaxhon dot atë që nuk ke të dhëna”,-tha Koçiu.

Një element i tretë sipas zëvendëskryeministres është dhe bashkëpunimi rajonal. ”Duhet të jemi të bashkuar, se klima nuk na lë asnjë alternativë tjetër. Përmbytjet e dimrit të kaluar nuk ndaluan në kufi për të kërkuar pasaportë; zjarret që përfshinë pyjet tona nuk pyetën nëse pyjet ishin shqiptare apo malazeze apo më gjerë në rajon; thatësira nuk konsultohet me zyrat doganore”, vuri në dukje Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?