Ndryshimet kushtetuese, përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Prej orës 18:00, Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar implementimin e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor, hapjen e listave, nëse do të jenë 100% të hapura ose jo, por edhe çështjen e koalicioneve parazgjedhore si dhe përcaktimin e pragut elektoral.

Ora 20:05 – Përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Pas rreth dy orëhs, ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ora 19:31 – Zgjedhorja, mazhoranca i kërkon paraqitjen e listës unike, opozita sytë nga ODIHR

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka vendosur ultimatum opozitës së bashkuar për të paraqitur listën e përbashkët të kandidatëve deri ditën e premte (18 shtator). Burime për Ora News bëjnë me dije se opozita ka kërkuar rekomandimin e ODIHR ndërkohë që Gjiknuri ja pret qartë se fillimisht të mbyllet reflektimi i ndryshimeve kushtetuese në kod zgjedhor e më pas të kërkojnë opinion nga ODIHR.

Ora 19:25 – Hajdari insiston te listat e hapura: Rama do të mbajë tepsinë

Deputetja Rudina Hajdari është larguar e para nga mbledhja e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se i kishte propozuar këshillit, ruajtjen e kutoës gijnore prej 30% për parlamentin e ardhshëm, dhe insiston në ruajten e listave të hapura 100%.

Por, sipas saj këshilli ka probleme të tjera, ku kryeminstri Edi Rama kërkon të mbajë tepsinë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nuk i ndahet kryetarit të PD Lulzim Basha, e ky i fundit mban vagonin e partiçkave.

Ora 19:25 – Palët pa dakordësi për koalicionet parazgjedhore

Palët nuk kanë gjetur darkordësinë mbi qëndrimet politike për sa i përket koalicioneve. Burime bëjnë me dije se Gjiknuri u ka kërkuar Bylykbashit dhe Vasilit që sjellin propozime per çështjen e pragut kombetar zgjedhor, afateve të regjistrimit të listave unike nga aleancat zgjedhore dhe modalitetet e votës preferenciale për kandidatet në kushtet e listave të hapura por duke respektuar kuoten gjinore.

Ora 18: 00 – Këshilli Politik pritet të fillojë takimin nga momenti në moment teksa përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri është paraqitur i pari në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Pas tij mbërritën dhe përfaqësuiesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili.

Tema e diskutimeve është implementimi i ndryshimeve kushtetuese dhe listat 100 % të hapura të cilat janë vija e kuqe e opozitës dhe janë të panegociueshme.

Gjithashtu edhe çështja e koalicioneve parazgjedhore është një tjetër pikë që do të diskutohet në këtë tryezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?