Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndryshimet në Kodin Penal/ Ish-prokurori: Arresti me burg është tepruar! Avokati: Fund kulturës abuzive

Aktualitet E mërkurë, 30 Shtator 2026 21:51
Ndryshimet në Kodin Penal/ Ish-prokurori: Arresti me burg është tepruar! Avokati: Fund kulturës abuzive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale sjellin një sërë rregullash të reja për mënyrën e zhvillimit të hetimeve dhe përdorimin e masave të sigurimit. Drafti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama është komentuar pozitivisht nga ish-prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Përparim Caca, të cilët veçuan forcimin e garancive procedurale për personat nën hetim.

Një nga çështjet e ngritura lidhet me përdorimin e masës së “arrestit me burg”, e cila sipas Karanxhës është përdorur në mënyrë të tepruar në praktikën shqiptare. “Në parim flitet që masa e sigurimit ‘arrest me burg’ në Shqipëri është tepruar. Shqipëria është bërë objekt diskutimi në Këshillin e Europës dhe shumë organe të tjera, përfshi edhe Gjykatën e Strasburgut”, deklaroi Karanxha.

Mund t'ju interesojë

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Para 8 orësh
Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Para 8 orësh
Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Para 8 orësh

Sipas tij, ndryshimet sjellin gjithashtu një rol më aktiv të mbrojtjes gjatë fazës së hetimit. Avokatët do të kenë mundësi të ndërmarrin veprime hetimore dhe të paraqesin prova, duke mos u varur vetëm nga vendimmarrja e organit procedues. “Diçka pozitive është që edhe avokatët mund të bëjnë hetime. Me kodin e sotëm nuk bën dot veprime. Ti i bën kërkesë organit procedues dhe në 99% të rasteve është refuzim kërkese. Me ndryshimet e fundit, për shembull në rastin e Agasit, mund të paraqesin dëshmitarë të tjerë. Pra avokati paraqet prova”, tha ish-prokurori në ”Report TV”.

Swiss Digital

Edhe avokati Përparim Caca i konsideroi ndryshimet një hap pozitiv, ndonëse sipas tij do të ishte më e përshtatshme hartimi i një Kodi të ri të Procedurës Penale dhe jo ndërhyrja vetëm në disa dispozita të tij. Caca argumentoi se rregullat e reja mund të ndryshojnë mënyrën e administrimit të provave dhe të kufizojnë praktika që kanë krijuar hapësira për abuzim gjatë procedimit penal.

“Me ndryshimet e kodit të procedurës, Prokuroria, hetuesit, OPGJ-të, do të duhet të vrapojnë pak. Në të gjitha aspektet, qoftë edhe në aspektin procedurial”. Një nga risitë që ai veçoi është regjistrimi audio-viziv i veprimeve të caktuara procedurale. Sipas Cacës, kjo do të krijojë më shumë garanci për mënyrën se si merren deklarimet e personave nën hetim.

“Kemi parë shumë raste që ka të pandehur që në sallën e gjyqit deklarojnë se e kanë dhënë një dëshmi në kushtet realisht të presionit. Tashmë jo. Do jetë audio-vizive. Është një moment shumë i rëndësishëm procedurial”. Avokati u ndal edhe te mënyra e përgjimeve ambientale në ambientet e policisë. Ai tha se ndryshimet synojnë të vendosin një kontroll më të qartë gjyqësor për këto veprime. ”Nëse ata kryejnë biseda me njëri-tjetrin, në padijeni të plotë, nëse dilte nga këto biseda diçka kompromentuese, lajmërohej prokurori dhe bëhej sikur ishte marrë më herët leja për përgjim. Tani duhet të marrësh leje në Gjykatë për përgjimin”.

Etiketat e lidhura

kodi penal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 10 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 8 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 13 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 9 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 8 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 7 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

7 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 8 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

8 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.