Ndryshimet në ligjin zgjedhor, Dalipi: Mos kufizoni rolin e Këshillave Bashkiakë

Ndryshimet në ligjin zgjedhor duket se po shqetësojnë jo pak këshilltarët e Bashkive.

Thirrja për të mos kufizuar të drejtat e këshilltarëve bashkiakë ka ardhur nga kreu Këshillit të Bashkisë së kryeqytetit Aldrin Dalipi.

Sipas tij, vendimarrja për qytetet, nuk duhet lënë vetëm në duart e kryetarit të Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më lejoni që dhe në emrin tuaj tu bëj thirrjeve ligjvënësve në parlament, të cilët tani po bëjnë ndryshimet për qeverisjen vendore me ndarjen e re administrative, të kenë kujdes me rolin e Këshillave Bashkiakë. Sepse të dhënat janë që roli i Këshillave Bashkiakë do të vijë duke u zvogëluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke marrë shembullin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një Këshill model që në dy vitet e fundit ka miratuar dy buxhete të kryetarit të Bashkisë pavarësisht se ka kundërshtarë politikë, duke marrë shembullin e projektvendimeve që kanë ardhur dhe janë gjykuar me shumë ftohtësi.

I bëj thirrje ligjvënësve që Këshillave Bashkiakë në territor ti japin rolin që i takon, mos ti lënë në duart e një njeriu vendimet”, raporton ora news.

Dalipi, iu referuar edhe rastit të fundit, ku ndërhyrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës çoi në shtyrjen e dhënies me koncesion të parkingjeve të kryeqytetit. Në këtë pikë të majët në Këshill, i kërkuan nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo, të kërkonte ndjesë.

“ Doja të shfrytëzoja rastin këtu, meqë kam këtu dhe nënkryetarin e Bashkisë, akoma nuk kam dëgjuar nga nënkryetari i Bashkisë një falje publike në pozicionin e nënkryetarit të Bashkisë për atë projektvendim, megjithatë falenderoj kryetarin e Bashkisë që tha që jam tërhequr nga ky projektvendim për një periudhë 5-vjeçare meqë nuk kam dëgjuar zërin e qytetarëve. Ndërkohë që meqë kam dhe nënkryetarin këtu mund të na thotë dhe ti kërkojë një falje publike qytetarëve të Tiranës për atë vendim”.

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak do mbahet në 6 mars, ku pritet të ndahen edhe banesat sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?