Ndryshimet në qeveri, reagon Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Shefi i qeverisë Rama tha se Lamallari do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri.

“Sot kemi vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Dhe Besforti, nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, do të kalojë në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri.

Ndërkohë që Ervini (Demo), ministri i deritanishëm i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë edhe çështjet vendore, diçka që nuk është e re për historikun e Ministrisë. Por, pasi ka marrë një formë goxha më të plotë, duke qenë veç, do të bëhet tani pjesë e strukturës së Punëve të Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit për shërbimin e derimëtanishëm, faleminderit paraprakisht për shërbimin e mëtejshëm”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2643 (65.1%)
Jo 1417 (34.9%)

Vota totale: 4060