Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, ministrja Koçiu: Jo cenim i pavarësisë, por shmangie e konfliktit të interesit të mjekëve

Aktualitet E martë, 10 Shtator 2024 16:06
Ndryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”, ministrja Koçiu: Jo cenim i pavarësisë, por shmangie e konfliktit të interesit të mjekëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka prezantuar këtë të martë në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Aktin Normativ për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”. Ministrja Koçiu tha se amendimet në ligjin për “Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kanë si qëllim kryesor dhe parësor “shmangien e konfliktit të interesit të mjekëve, mes shërbimit shëndetësor që ata ofrojnë në sistemin publik me atë në sistemin jo publik. Ndërkohë që u ndalohet drejtuesve të spitaleve publike të jenë drejtues të klinikave shëndetësore jo publike”. Ajo nënvizoi se këto ndryshime do të sigurojnë shërbim edhe më cilësor ndaj qytetarëve, por mbi të gjitha dhe një imazh më të pa cënuar për mjekët tanë.

“Këto amendime synojnë vendosjen e rregullave për dypunësimin e mjekëve duke përcaktuar një balancë të domosdoshme dhe të drejtë, mes punës në sistemin publik dhe atë jo publik, pas cënuar asnjë të drejtë që kanë mjekët për dypunësimin e tyre. Kjo është bërë për të siguruar që prioriteti i tyre të mbetet tek shërbimet publike dhe për të përmirësuar cilësinë e këtyre shërbimeve, pa i dëmtuar pacientët që kanë nevojë për trajtim në strukturat publike. Do të miratohet gjithashtu nëpërmjet mendimeve që kemi parashikuar edhe Kodi i ri i Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore me qëllim monitorimin e plotë të rasteve abuzive dhe shkeljeve të disiplinës dhe etikës profesionale. Duke forcuar masat disiplinore deri edhe duke parashikuar masa si pezullimi dhe heqja e licencës së ushtrimit të profesionit të mjekut. Nga ana tjetër kemi garantuar respektimin e procedurave të ankimimit administrativ dhe gjyqësor, duke siguruar drejtësi dhe transparencë në shqyrtimin e ankesave. Nëpërmjet këtyre amendimeve synojmë të rrisim transparencën dhe llogaridhënien duke krijuar edhe një regjistër publik elektronik për mjekët që ushtrojnë profesionin në institucione jopublike”, deklaroi ministrja Koçiu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje se amendimet e propozuara, janë në përshtatje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si të vendeve fqinje, ashtu edhe të vendeve më të zhvilluara. Sipas saj, në ligjet e vendeve tona fqinje të rajonit si Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, apo të Europës, si Franca e Italia, Anglia, Kanadaja dhe SHBA-të, ka kufizime e rregullime të qarta lidhur me dypunësimin e mjekëve. Koçiu shtoi se ”për të pasur një pasqyrë sa më të plotë të funksionimit të deritanishëm të ligjit të Urdhrit të Mjekëve”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mori edhe të dhëna nga “Urdhri i Mjekëve” në lidhje me masat disiplinore dhe me llojin e tyre ku rezultoi se për një periudhë 18 vjeçare numri i procedimeve ka pasur një mesatare shumë të ulët, dhe akoma më e ulët ka qenë dhënia e masave disiplinore”. Në përgjigje të shqetësimeve lidhur me pavarësinë e “Urdhërit të Mjekëve”, Koçiu theksoi se në sistemin legjislativ shqiptar ekzistojnë modele të ndryshme që rregullojnë funksionimin dhe disiplinimin e profesioneve të caktuara, bazuar në ligjet e shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Padyshim që nuk është qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të rrisë numrin e ndëshkimeve në asnjë rast, por që të qartësojë një proces ku nuk mund të mbyllen sytë ndaj shkeljeve, e sidomos ndaj rasteve kur për shkak të gabimeve mjekësore kemi patur dëme në jetën e pacientëve. Ndaj miratimi i Kodit të ri Etik synon të sjellë në vëmendje se, asnjë nuk është mbi ligjin apo mbi rregullat etike apo profesionale që rregullojnë marrëdhëniet e punës. Dhe përgjegjëse për zbatimin e ligjit e mos lejimin e abuzimit me të, nga askush, është padiskutim qeveria. Ndaj, dëshiroj të theksoj se, hartimi i këtij Kodi nga “Urdhëri i Mjekëve” miratimi i tij nga Ministria nuk është aspak cënim i pavarësisë së “Urdhrit të Mjekëve”, apo kthimi i tij në shtojcë të Ministrisë së Shëndetësisë, por një kthim i vëmendjes se bashkarisht mund ta përmirësojmë punën tonë në shërbim të pacientit”, deklaroi ajo.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 27 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 9 orësh

Për sa i përket pretendimeve lidhur me faktin se përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisioneve të disiplinës dhe të apelimit rregullohen me vendime të Këshillit të Ministrave, ministrja theksoi se ky është një model i njohur për legjislacionin shqiptar dhe se në thelb nuk cenon ndonjë të drejtë të funksionimit të “Urdhrit të Mjekëve”.

Etiketat e lidhura

Ministrja KoçiuNdryshimet në “Urdhrin e Mjekëve”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 25 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 27 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.