Ndryshimi i kampionatit “Abissnet Superiore”, të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё. Ndeshjet do luhen në ”Air Albania”

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të hyjë në fuqi duke nisur që nga ky sezon 2023-2024.

Sipas skemës së re, kampionati “Abissnet Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rregullat e klasifikimit-Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Abissnet Superiore” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.

Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë. Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshimin e formatit të Abissnet Superiore përmes një vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet që nga ky sezon që pritet të nisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?