Ndryshimi i Kushtetutës, juristi Gjata: Është ndryshuar 7 herë në 23 vite
Sot Lulzim Basha foli për ndryshimin e Kushtetutës, dhe juristi Çlirim Gjata u shpreh se Kushtetuta është ndryshuar aq shumë sa duket si ato pantallonat e arnuara. Ai tha se ndërhyrja në kushtetutë është si të rregullosh themelet e një godine, tronditet e gjithë ngrehina e shtetit.
”Kushtetuta është ndryshuar aq shumë sa duket si ato pantallonat e arnuara, që nuk dihet se ku është copa origjinale. Ndërhyrja në kushtetutë është si të rregullosh themelet e një godine, tronditet e gjithë ngrehina e shtetit.
Kemi ndërhyrë 6 herë në kushtetutë. Kjo është hera e shtatë në 23 vite. Më pak se një herë në 4 vite. Kjo është bërë për interesa politike të momentit.
Një pjesë e atyre që hartuan reformën në drejtësi, ishin edhe ekspertë në vitin ’98 për ndryshimin e kushtetutës. Edhe faktori ndërkombëtar e miratoi atë kushtetutë”.