Ndryshimi i linjave të transportit interurban, ndërhyn Shoqata: Të mos merret asnjë vendim pa ne!

Reformimi i rrjetit të linjave të transportit interurban duhet të bëhet nga një grup i përbashkët pune mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së Transportit Kombëtar Interubran. Kërkesa është bërë nga kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema, i cili në një dalje për media kërkoi transparencë në këtë proces.

“Çdo vendim që do të merret në drejtim të transportit ndërqytetas duhet të jetë prezente shoqata dhe të jetë mendimi i shoqatës. I kërkojmë gjithashtu ministrisë që të ngrejë një grup monitorimi me përfaqësues dhe nga shoqata që të ndjekim në terren, në terminale dhe në çdo qytet mbarëvajtjen e linjave të transportit ndërqytetas dhe aty të nxjerrim konkluzionin dhe mbarëvajtjen e linjave, ku do themi kush linjë është efektive, kush linjë duhet dhe kush nuk duhet. Kjo reformë duhet të jetë transparente dhe duhet të jetë me përfaqësues nga shoqata, ku pa neve ato nuk duhet të marrin asnjë vendim.”

Mema u ndal edhe te transporti i paligjshëm i udhëtarëve, duke kërkuar hartimin e një plani masash, në mënyrë që të mos dëmtohen linjat e licencuara, njofton Scan.tv.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës të ushtrojë ndikimin e saj në Ministrinë e Brendshme, në Policinë Rrugore, në Policinë Bashkiake për kontrollet e transportit të paligjshëm që kemi kaq kohë që flasim dhe ai ka lulëzuar në çdo cep të Tiranës dhe në çdo rreth. Çdo qytet i Shqipërisë ka problem të pafundme me transportin e paligjshëm. Prandaj i kërkojmë me forcë dhe Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Rrugore të hartojnë një plan masash të zbatueshëm ku ky transport të mos i bie në kurriz transportit ndërqytetas.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Memës pasagjerët e paligjshëm dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit, duke qenë se nuk deklarohen e për pasojë nuk derdhen detyrimet e nevojshme në shtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?