Ndryshimi në pamje, Spahiu: Kush ja kthen shëndetin Metës nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se jo vetëm që mbajtja në kabinën e qelqtë, por edhe paraburgimi i tejzgjatur është një problem me dëme të parikuperueshme, nëse Ilir Meta fiton pafajësinë, duke iu referuar ndryshim drastik në dukje të presidentit të Partisë së Lirisë. Spahiu ngriti shqetësimin edhe për kushtet mizerabël që, sipas tij, kanë ambientet e paraburgimit në Shqipëri, të cilat shkaktojnë bjerrjen fizike të të paraburgosurve, si në rastin e Metës.

”U bëj thirrje të gjitha mediave që përtej kafazit, duhet të shikojnë kafazët që janë në paraburgim. Do të ftoja të gjitha mediat te Drejtoria e Burgjeve për të filmuar kushtet në paraburgim. U tronditën për një fazë që është një rreth prej xhami, po kur të shohin në çfarë kushte mizerabël mbahen të paraburgosurit me vite të tëra derisa të dalin në gjykim.

Unë 35 vite kam bërë protesta kundër Ilir Metës, por sot dua t’i kujtoj opinionit publik çfarë ndodh me Ilirin nëse pas 3 vitesh merr pafajësinë, kush ia kthen shenjat, votët e kafazit Ilir Metës, po jo Ilir Metës Ilir, po presidentit dhe kryeministrit që qeverisin Shqipërinë. Shqiptarët duhet të mësojnë se Ilir Meta nuk është duke vuajtur dënimin, është duke pritur për t’u gjykuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Meta dhe shumë të tjerë janë në pritje dhe kjo pritje është e padrejtë nëse nuk ka një gjykim dhe hetim eficient dhe të shpejtë. Nëse merr pafajësinë, kush i kthen votët ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të vendit? Ilir Meta nuk është normal në gjendjen e tij, as fizike as psikike. Asnjë si i sëmurë mendor nuk e pranon sëmundjen e tij. A po merr ky njeri terapi dhe a po kurohet për gjendjen e tij?”,-thotë Spahiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?