Ndryshojnë dokumentet për ish-të përndjekurit
Ka nisur që në datën 1 nentor procedura për dhënien e këstit të tretë për ish të përndjekurit, që janë pjesë e kategorisë së trashëgimtarëve. Ministria e Financave sqaron se për të përfituar këtë këst, trashgimtarët duhet të kenë në dosje këto dokumente:
-Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;
-Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;
-Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);
-Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton. Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej.
Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton.
Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

