Në 1999 ishte refugjat lufte në Kukës, 20 vjet më vonë shërben si polic në Thumanën e shkatërruar

Operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit tragjik të mëngjesit të së martës u ndihmuan edhe nga pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë një ndihmë të vyer për nxjerrjen nga rrënojat gjallë të disa personave. Krahas njësive të FSK-së, kanë ardhur edhe forca të policisë së Kosovës.

Njëri prej tyre është edhe Hasan Mulaj, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Ai e shoqëron foton me një foto tjetër kur ishte në Kukës në vitin 1999 si refugjat lufte. Dyert e mikpritjes dhe mirësisë Hasanit iu hapën në vitin 1999 në Shqipëri, ndërsa ai këtë herë shërbeu në Thumanë, për të kthyer të mirën 20 vjet më vonë.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Mulaj nga Skenderaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?