Në 2013 PD e quajti “tradhtare”, Topalli lobon për të marrë vota që Lefteri Lleshi të jetë në krye të Komisionit të Shërbimit Civil

Jozefina Topalli e injoroi lëvizjen e nisur së fundmi nga Ervin Salianji në bazë duke thënë se tani prioriteti i qeverisë është përballja me qeverinë. Por Topalli ka nxituar që sapo i është dhënë mundësia, ti japë një shans ish-vartëses së saj, Lefteri Lleshi për të marrë një post të rëndësishëm.

28 deputetë demokratë me Topallin në krye të listës kanë mbështetur me firmat e tyre ish-kryetaren e KQZ-së, për postin e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Më 11 nëntor 2024 përfundoi mandati 5-vjeçar i Pranvera Strakoshës, zgjedhur në vitin 2019 si Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Lefteri Lleshi ka qenë drejtoreshë juridike në Kuvend gjatë kohës kur Jozefina Topalli drejtonte këtë institucion.

Në vitin 2013 kur demokratët po linin pushtetin, e zgjodhën Lleshin si kryetare të KQZ-së, duke ia besuar asaj këtë institucion dhe jo Marsida Xhaferllarit. Por menjëherë pas daljes në opozitës të PD-së, edhe Lefteri Lleshi bëri zgjedhjen e saj, teksa në vendimmarrjet e KQZ-së u rreshtua përnjëherë në krah të socialistëve, duke lënë në opozitë tre anëtarët e propozuar nga demokratët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?