Në 22 prill hyn në fuqi sistemi me pikë i patentave
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njofton se në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave u miratua projektvendimi “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, është një akt zbatues i nenit 120/1 të Kodit Rrugor”, në bazë të së cilit do të funksionojë sistemi i pikëve të lejeve të drejtimit.
Sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të normave të sjelljes në trafikun rrugor.
Sipas komunikimeve publike të vazhdueshme të bëra nga institucioni jonë dhe institucionet e varësisë, mbajtësi i çdo lejedrejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga komisioni i shqyrtimit të kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor, në masën e treguar në tabelën e pikëve, e cila mund të gjendet në faqen zyrtare www.transporti.gov.al.
Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, me datë 22 Prill 2015./Monitor
KOHA JONË SONDAZH

