Në 29 vjetorin e protestave të studentëve nderohet “Fundjavë ndryshe” me titullin “Pishtari i humanizmit”
29 vite më parë protestat studentore përmbysën regjimin komunist. Sot pas gati 3 dekadash Lëvizja Studentore Shqiptare e përkujtoi këtë ditë pranë Qendres së Solidaritetit, ku Fundjavës Ndryshe i dha titullin “ Pishtari I Humanizmit”
Ilir Dizdari:
”Ne mendojmë se ata kanë qenë pishtari i parë që ndezi humanizmin shqiptarë, ku në 30 vjet nuk kishte ndodhur që shqiptarët të mblidheshin për të ndihmuar shqiptarët. Pikërtisht sot kryesia e Lëvizjes Shqiptare Studentore 1990-1991 kemi vendosur që t’i japimin titullin e lartë pishtari humanizmit. ”
Në këtë ditë Fundjava Ndryshe flet për projektet pas tërmetit dhe shtëpitë që do të ndërtojnë ata për të prekurit e 26 nëntorit.
Arbër Hajdari:
” Ju jeni pjesë e frymëzimit për punën që ne bëjmë në fushën e solidaritetit, humanazmit dhe vullnetarizmit e barmisisë. Tërmeti që goditi një pjesë të territorit të Shqipërisë shkaktoi viktimat dhe dëme të shumta vullnetarët e Fundjavës Ndryshe që në orët e para të mëngjesit iu gjenden pranë mijëra qytetarëve, po ashtu fondacioni jonë ka grumbulluar për tërmetin 2 milion dollarë nga 60 mijë shqiptarë brënda dhe jashtë vendit. Kemi krijuar grupet e punës me teknik dhe inxhinier për të nisur nga puna e ndërtimin apo rindërtimin e banesave. Ju garantoj se Fundajvë Ndryshe do të punoj me moton “TA BËJMË SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”.