Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:31 Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në 30 vjetorin e poezisë “Kuajt” të Gjekë Marinaj, botuar në gazetën “Drita” më 19 gusht 1990

Aktualitet E hënë, 17 Gusht 2020 08:29
Në 30 vjetorin e poezisë “Kuajt” të Gjekë Marinaj, botuar në gazetën “Drita” më 19 gusht 1990
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

BRITMË KUAJSH NË ERRËSIRË

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në 30 vjetorin e poezisë “Kuajt” të Gjekë Marinaj, botuar në gazetën “Drita” më 19 gusht 1990.

Mund t'ju interesojë

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 5 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 29 minutash
Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Para 43 minutash

Arben Çokaj

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur poezia “Kuajt” mori jetë, Shqipëria ishte e mbyllur për 45 vjet dhe ishte një shembull thuajse unik në botë, se si një vend i vogël në Ballkan, i kishte mbyllur plotësisht të gjitha portat e komunikimit me botën përreth.

Kjo gjendje kaq e rënduar psikologjike e sociale, ky terror i pajustifikuar për jetën kulturore shqiptare në atë kohë, krijoi një klimë mbytëse auto-censure, dhe në shumë plane shihej dështimi i atij sistemi, që kishte kufizuar lirinë e njerëzve ndërsa komunistët po e mbanin me forcë e terror. Në këto kushte, një poeti ri malësor, nga Bruti i Kastratit, me emrin Gjekë Marinaj, guxoi, ndoshta nisur edhe nga një naivitet i habitshëm, që i shoqëron gjenitë, dhe botoi 4 poezi në gazetën “Drita” të “Lidhjes së shkrimtarëve”, ku poezia e fundit e atij cikli të përmbledhur nga poeti Ndoc Gjetja, ishte “Kuajt”. Ishte guxim i madh nga poeti i ri, por edhe nga botuesit e gazetës Drita, që nuk kaloi në heshtje. “Kuajt” ishin një britmë vërtetësie në qiellin e errët shqiptar të kohës, një “vintergæk”, si i thonë danezët “luleborës”, që hapi siparin e lëvizjes studentore shqiptare kundër diktaturës në Shqipëri dhe sjelljen e demokracisë në vend.

Poezia me 21 vargje ishte mjaft goditëse për sistemin komunist në Shqipëri. Të nesërmen e botimin të poezisë, nën idenë se “shteti e zë lepurin me qerre”, Sigurimi i shtetit i çon fjalë poetit të ri atje në Brut, që të paraqitet në Degën e Brendshme në Shkodër. Gjeka e kuptoi se kjo ishte një thirrje, që mund ta dëmtonte përjetë. Padyshim se mund ta prisnin tortura çnjerëzore, dhunë e pajustifikuar, poshtërim i tejskajshëm e rrezikim i jetës. Në këtë konflikt të madh me vetveten, duke e parë rrezikun në sy, ai pa folur me shumë njerëz, e ndau mendjen, që të arratisej për në Jugosllavi. Mori disa libra me vete dhe u nis atë natë, meqë zonën e njihte mirë dhe iku… Ishte një veprim mjaft i guximshëm prej tij, si një alternativë e vetme drejt lirisë, drejt jetës. Kush guxon – fiton. Në atë kohë, kishte plot raste, që njerëzit kapeshin duke ikur në kufi dhe torturoheshin e vriteshin si qentë…

Në Beograd, nga kampi i refugjatëve në Hvala, Gjeka gjeti mundësinë të kontaktonte me Ambasadorin Amerikan në Beograd. Dhe në takim me të, Gjeka i sqaron atij tragjedinë tij personale, dhe fatkeqësinë që i solli një poezi… Me ndihmën e një përkthyesi, Gjeka ia lexon poezinë “Kuajt” ambasadorit amerikan në Beograd, dhe me të mbaruar leximin e saj, ambasadori amerikan i thotë: “Welcome to USA son”. (Mirësevjen në SHBA bir.) Dhe kështu Gjeka shkoi në Amerikë…

Në Amerikë i duhej të punonte për të mbajtur veten, e paralelisht me punën, edhe të shkollohet e të shkruajë. Kështu që me punë, me mund e sakrifica, Gjeka arriti të mbronte edhe titullin PhD në letërsinë krahasuar, dhe nga një poet i ri malësor, tashmë është shndërruar në një intelektual të rafinuar e të kuruar, dhe ka marrë edhe një pozicion si Drejtor i Përgjithshëm i Mundus Artium Press, shtëpia botuese e Universitetit të Texas, UTD. Prej 19 vjetësh, Gjeka vazhdon gjithashtu të japë mësim për letërsi.

Tani Gjeka ka një histori suksesi me vete, që filloi me një poezi kundër regjimit komunist në Shqipëri. Ai doli edhe me teorinë tij letrare Proteus, që po futet në disa universitete për studim. Është i kompletuar në fushën profesionale dhe ka më shumë mundësi të avancojë si një intelektual shqiptaro-amerikan i një kalibri të lartë. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të botës dhe “Kuajt” e tij nuk frymëzuan vetëm shqiptarët, studentët që e mbanin ndër duar poezinë e tij gjatë protestave të Dhjetorit ’90-të, por edhe popuj të tjerë të shtypur në botë!

Në foto: Gjekë Marinaj

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 5 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 25 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë
Para 26 minutash

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve de...

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas
Para 29 minutash

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.