Në burg pasi vrau 4 policë, Dritan Dajtit i ulet 1 vit nga dënimi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për uljen e dënimit të Dritanin Dajtit me 1 vit. Vendimi është marrë këtë të hënë, por kërkesën e bërë nga Dajti që në vitin 2016.

Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë, por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta gjyqtarë firmosën duke argumentuar se sipas ligjit i takon.

SHKARKO APP