Në burg vrasësit e Behar Sofisë, i akuzuari si ekzekutor shfaqet me kokën ulur

Ne foto: Xhuliano Visha, i akuzuar si bashkëpunëtor

Në gjykatën e Tiranës u dha masa e sigurisë për katër të arrestuarit e akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë.

Para trupës gjykuese, i dyshuari si ekzekutor i Sofisë, Ernejt Shyti, u shfaq me kokën ulur.

Si bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.

Për Xhuliano Vishën prokuroria kërkoi arrest me burg. Sipas prokurorit ai ka qenë në rolin e ndihmësit.

“Ato qe kam thënë në momentet e para nuk janë të gjitha të vërteta” është shprehur Visha.

Visha rrezikon burgim të përjetshëm me akuzën “Vrasje me dashje në bashkëpunim.”

Ndërkohë 24 vjeçari Ernejt Shyti nuk ka pranuar të flasë.

Ne foto: Ernejt Shyti, i akuzuar si ekzekutor i Behar Sofisë

Për të katër, prokuroria e Tiranës çoi kërkesën në gjykatë për caktimin e masës së arrestit në burg për veprën penale “vrasje me paramendim” si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Ne foto: Xhuliano Visha, i akuzuar si bashkëpunëtor

Ora News raporton se është marrë në mbrojtje familja e ekzekutorit Ernejt Shyti,i cili ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit për të zbardhur krimin e rëndë të ndodhur në 25 shkurt në qendër të Tiranës. / Ora News

SHKARKO APP