Në Burrel, mes socialistësh: KRENAR QË ISHA NJËRI NGA ATA…
Nga Luan Rama-
Më shumë sesa me zë, e thashë me shpirt se ndjehem krenar që kam qenë pjesë e atij brezi që besoi te vlerat socialiste.
Si socialist në Mat më zgjodhën deputet, dhe sot u shpreha gjithë nderimin dhe mirënjohjen time atyre që më ftuan të bëhem pjesë e festës së organizuar në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PSSH-së, ku më nderuan si njërin prej themeluesve të saj, si deputet, si një prej drejtuesve të PSSH-së dhe si një prej përfaqësuesve të saj në qeverisjen e vendit.
Duke marrë fjalën, theksova se nderimi nuk është çështje emrash, por kulturë respekti për çdo emër që zgjodhi të bëhej socialist në një kohë shumë të vështirë, kur, përveç bindjes, kërkoheshin sakrificë, përkushtim dhe ndershmëri.
Sot bëhesh socialist kollaj; dikur ishte sakrificë dhe trimëri përballë dhunës kriminale të pushtetit dhe represionit të tij.
Theksova gjithashtu se dikur, ndër socialistët e Matit, ndershmëria ishte një cilësi dominuese, bashkë me debatin e hapur në forumet e partisë, autoriteti i të cilave buronte nga parimësia dhe transparenca mbi të cilat ndërtohej puna dhe veprimtaria e tyre.
Faleminderit kryetarit Hasan Pasha, deputetit Agron Malaj dhe gjithë ekipit drejtues të PSSH-së në Mat!
KOHA JONË SONDAZH

