Në ditën e lindjes, Arben Malo përcillet për në banesën e fundit (VIDEO)

Është përcjellë për në banesën e fundit kryebashkiaku i Kolonjës, Arben Malo, i cili ndërroi jetë të dielën pas një infarkti. Miq, të afërm, kolegë e politikanë përcollën me lule Kryebashkiakun, i cili sot do të mbushte plot 46 vjeç.

Arben Malo, kryebashkiaku i Kolonjës i ndarë nga jeta si pasojë të një infarkti është përcjellë për në banesën e fundit në ditën e lindjes.

Qytetarë të shumtë i dhanë  lamtumirën 46 vjeçarit, Arben Malo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Homazhet janë mbajtur në hollin e Bashkisë, ku miq, kolegë dhe politikanë u kanë shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit, duke vlerësuar dimensionin njerëzor dhe përkushtimin në shërbim të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klajda Gjosha: Ne e kishim menduar që Bashkia e Ersekës sot do të mbushej me lule për ditëlindjen e tij, por fatkeqësisht të gjithë sëbashku po e përcjellim atë në banesën e fundit. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, një mik, një baba i mrekullueshëm.

Edmond Panariti: Ishte shumë energjik, shumë optimist dhe sigurisht dhe i paduruar që të gjithë ato që kishte filluar ti çonte deri në fund.

Eduart Kapri: Një njeri që ishte i predispozuar për të bërë punën, është një humbje e madhe dhe erdhëm për t’u shprehur ngushëllimet dhe familjarëve të tyre.

Niko Peleshi: Është një humbje jo vetëm e njeriu, e një qytetari dhe një familjari në një moshë fare të re, por edhe një djali të mirë të Kolonjës që i kishte dhënë shumë dashuri dhe shumë punë, mendime dhe pasion këtij qyteti.

46 vjeçari i ndjerë, Arben Malo, u zgjodh nje vit më parë në krye të bashkise së Kolonjës, si përfaqesues i LSI.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=E_ljtICC4Bo” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?