FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në ditët më të nxehta, fshati Morin mbetet pa ujë

Banorët e fshatit Morin, në bashkinë Kukës, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm pikërisht në ditët me temperatura të larta. Të lënë, sipas tyre, pa zgjidhje nga institucionet, ata kanë marrë vetë përsipër riparimin e rrjetit të ujësjellësit.

Me një eskavator të marrë me qira dhe me punën e tyre vullnetare, banorët kanë ndërhyrë në terren për të rregulluar tubacionin e dëmtuar. Ata pretendojnë se dëmtimi është shkaktuar gjatë punimeve për vendosjen e shtyllave të rrjetit elektrik.

Sipas banorëve, mungesa e reagimit nga institucionet i ka detyruar të mbulojnë vetë kostot e ndërhyrjes. Ata kujtojnë se edhe ujësjellësi i fshatit është ndërtuar vite më parë falë kontributeve financiare të familjeve të Morinit, ndërsa sot shpenzimet për riparimin po përballohen sërish prej tyre, me ndihmën ekonomike të fëmijëve që jetojnë dhe punojnë në emigracion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët thonë se investimi i fundit publik për furnizimin me ujë është realizuar në vitin 2008, por sistemi ka funksionuar vetëm për pak ditë. Për këtë arsye, ata shprehen se janë detyruar të paguajnë dy herë për të siguruar ujë në banesat e tyre: fillimisht për ndërtimin e ujësjellësit dhe tani për riparimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?