Në Ferizaj një rrugë me emrin Enver Hoxha

 

Sot në ditëlindjen e 107-të të ish-liderit komunist Shqiptar Enver Hoxha, qyteti i Ferizaj e ka ringjallë emrin e tij, duke i vendosur një rruge emrin e tij. Një rrugë e fshatit Varosh të Ferizajt do ta mbajë emrin e ish-liderit komunist Enver Hoxha. Me një tabelë ngjyrë të kuqe e me shkronja të bardha, është bërë dhe inagurimi i rrugës, e cila është një pronë private.

Pllaka me mbishkrimin është vendosur nga përfaqësuesit e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, një formacion ky politik që tubon ithtarët e enverizmit, e të cilët e kishin zgjedhur këtë formë për ta shënuar ditëlindjen e 107 të tij si dhe 5 vjetorin e themelimit të këtij formacioni politik. 

Kryetari i Frontit, Remzi Hasani, ka thënë se pllaka është vendosur në një pronë private dhe se për këtë nuk e kanë parë të udhës të kërkojnë leje nga organet komunale.

 

R.SH

SHKARKO APP