Në Forcat Ajrore vjen helikopteri i katërt “Cougar”

 Gjitashtu të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Francës në Tiranë, Bernanrd Fitoussi.
Helikopteri “Cougar”, i ndërtuar sipas marrëveshjes me kompaninë franceze “Eurocopter”, është i katërti i këtij lloji që i shtohet Forcave tona Ajrore. Ky helikopter është i variantit “Transport Trupash” dhe do të përdoret për këtë funksion, por mund të përdoret në rast nevoje edhe për transport ngarkesash apo nevoja të ndryshme specifike. 
Me modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterë ”Cougar” synohet të rritet shkalla e operacionalitetit, pasi kjo teknikë është e pajisur me paketë moderne, e cila përfshin sistemet e navigimit satelitor, instrumente tërësisht dixhitale dhe në të njëjtën kohë ata garantojnë siguri maksimale për pilotët dhe pasagjerët falë pajisjes së tyre me dy motorë.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?