Në fshat nuk mbahet maskë, banorët e Luginës së Matit: Ajri është i pastër
Me datën 16 tetor në të gjithë terriorin e vendit ka hyrë në fuqi akti normativ që e bën maskën e detyrueshme për t’u mbajtur në të gjitha ambienet e jashtme, por pavarësisht kësaj banorët e Luginës së Matit nuk po e zbatojnë këtë masë.
Sipas banorëve në luginën e Matit ajri është i pastër ndaj dhe nuk kanë pse t’i vendosin maskat, por një tjetër favorizim është edhe mungesa e kontrolleve nga policia.
Megjithëatë ata tregojnë se tregojnë kujdes të shtuar kur vizitojnë qytetin e Burrelin apo Klosin.
“S’më thonë gjë se kur dalë jashtë e kam në xhep dhe e vendos. Ps eta vendos është ajër i pastër, grip nuk kemi. Në shtëpi të pastër jemi me njëri-tjetrin, hamë dhe pijmë në një vend dhe nuk i kemi vendosur. Kur shkoj në Klos të bëj pazarin, kur shkoj në dyqan të blej ndonjë gjë e vendos maskën. Është e detyrueshme. S’kemi nevojë, është ajër i pastër. I kemi blerë maskat. I kemi vendosur kur ka qenë e nevojshme”, shprehen banorët.
Në të gjithë Shqipërinë në 8 ditë që kur akti normativ për mbajtjen e maskave ka hyrë në fuqi, janë vendosur gjithsej 5756 masa administrative ndaj qytetarëve që nuk e kanë zbatuar këtë vendim.