Në garë me kohën, nis respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Pas shumë ditë shkelje rregullash këtë të enjte ne Tiranë në tregje dhe pika shërbimi rradhët kanë qenë më të gjata, dhe durimi më i fortë. Duke ruajtur distancën dhe pa thyer rregullat konsumatorët kanë vijuar ritualin e përditshëm herët në mëngjes dhe duke u izoluar në shtëpi pas orës 13.

Pas shumë ditësh thyerje të rregullave këtë të enjte në tregje dhe pika të shërbimit gjen rradhë dhe distancë të ruajtur për parandalimin e COVID 19.

Rritja e numrit të të prekurve dhe frika e përhapjes së koronavirusit ka bërë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.

Qytetarët kanë zgjedhur të evitojnë vendet ku ka grumbullime masive.

Shprehen se pagesa e detyrimeve është e domosdoshme  ashtu si dhe  ruajtja e distancës.

Nuk kanë munguar as rastet kur perimetri është shkelur dhe aty ka ndërhyrë policia.

Për luftën ndaj përhapjes së koronavirusit, disa nga pikat e pagesave nuk u ofrojnë shërbim personave që nuk disponojnë maska dhe doreza.

Gara me kohën për të siguruar produktet e për të bërë pagesat nis prej orës 05.00 të mëngjesit dhe pas orës 13.00 vendi nis ndalim qarkullimin duke ia lënë pushtetin ushtrisë dhe policisë.

Ora News - Në garë me kohën, nis respektimi i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19

SHKARKO APP