Në gjendje të rëndë Major Klodian Tanushi
Gjendja shëndetësore e Major Klodian Tanushit, i cili mbeti i plagosur në Letoni, vazhdon të jetë e rëndë për shkak të plagëve të marra pas shpërthimit.
Ai ndodhet prej ditësh nën kujdesin e mjekëve atje dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën. Ndërsa gjendja e Rreshterit Julian Kapaj, është e mirë dhe nuk paraqet asnjë rrezikshmëri.
Autoritetet letoneze vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupit hetimor i është bashkuar edhe një skuadër nga Ushtria Shqiptare, e cila do të ndjekë nga afër veprimet hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

