“Në gjendje të rëndë pasi e rrahën”/ Policia mohon akuzat: I arrestuar por në shëndet të plotë

Policia e Tiranës reagon pas publikimit të një lajmi në media sipas të cilit, një 20-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore në ambjentet e Komisariatit nr.1 të Policisë.

Sipas policisë, i riu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, kjo e konfirmuar sipas saj, edhe nga mjeku në prezencë të dy përfaqësuesve të Avokatit të Popullit.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale se shtetasi me iniciale A.B., 20 vjeç, është në gjendje të rëndë shendetësore në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1 ju sqarojmë se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi A.B., 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shendetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit.

DVP Tiranë kërkon mirëkuptimin e medias që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin dhe cenojnë jetën e qytetarëve.

Më herët, ishte avokati Altin Goxhaj që bëri denoncimin.

“Dua që të bëj një denoncim, Andrea Bregu është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në komisariatin nr.1 dhe i refuzohet shërbimi shëndetësor. Pasi e kanë rrahur, 19-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk po i ofrojnë shërbimin shëndetësor. Dua ta bëj në media këtë denoncim dhe ta bëj publik, Andrea Bregu quhet 19-vjeçari dhe unë po nisem për aty po marr dhe ambulancën”, tha avokati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?