Në grevë urie që nga humbja e zgjedhjeve, dy deputetët e opozitës serbe shtrohen në spital

Pasi nuk kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve, dy deputetë të Kuvendit të Serbisë, kanë njoftuar se do të ndërpresin grevën e urisë pas këshillimit me mjekët të cilët u kishin rekomanduar diçka të tillë.

Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç nisën grevën e urisë në shenjë proteste kundër rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi ku partia në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç mbajti pushtetin me një numër të madh votash.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë sipas mediave serbe. Koalicioni kryesor opozitar, “Serbia kundër dhunës” kërkon anulimin e zgjedhjeve me pretendimin se ka pasur vjedhje elektorale. Ndërsa presidenti serb, Vuçiç, i cilëson protestat nga opozita si një plan nga perëndimi për rrëzimin e tij nga pushteti.

SHKARKO APP