Ne i fusim në NATO, malazezë na gjobitin për flamurin !

Katër tifozë shqiptarë janë gjobitur nga autoritetet malazeze pasi kishin të stampuar në makinat e tyre flamurin kombëtar. Ata u ndaluan në qytetin e Budvës, rrugës duke u kthyer nga Franca. Policia i ndaloi dhe i dërgoi në gjykatë me pretendimin se flamuri i stampuar në makinë ishte një provokim për turistët dhe banorët e Malit të Zi. Makina, një Golf, kishte flamurin shqiptar në pjesën e përparme dhe në pjesën e pasme. Policia i ka detyruar që ta heqin flamurin dhe pasi kanë paguar edhe gjobën që u vendosi gjykata, janë lënë të lirë. Lajmi është publikuar nga e përditshmja malazeze Vjesti sot, ditën kur kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajovic po viziton Tiranën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?