Në institucione dhe shkolla, ku janë rastet e reja sot në Vlorë

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë janë konfirmuar 30 raste të reja me koronavirus. Siç raporton Abc News nga personat e prekur janë  katër mësues. Tre në dy shkolla 9-vjeçare të qytetit dhe një në shkollën 9-vjeçare në fshatin Babicë.

Po ashtu kanë rezultuar të prekur tre në qendra shëndetësore në Vlorë dhe një mjek në qendër shendetësore Selenicë.

Pozitive është konfirmuar një edukatore në kopshtin numër 2, një punonjës policie dhe dy punonjës administrate pranë Insitutit të Sigurimeve dhe drejtorisë së Trasportit Rrugor.

Ndër rastet e sotme mësohet se është edhe një nxënës në një shkollë 9-vjeçare jo publike. Ndërkohë që të infektuarit e tjerë janë raste kontakti.

SHKARKO APP