“Ne ju duam engjëj”, mesazhet që prekën botën për viktimat në Munih
Viktimat e të shtënave vdekjeprurëse në Munih janë qytetarë nga të paktën katër vende.
Në mesin e nëntë të vrarë janë shtetas nga; Turqia, Greqia, Kosova dhe Shqipëria. Zyrtarë të qeverive të shtete të ndryshme, kanë konfirmuar tre nga të vdekurit janë turq, 2 janë nga Kosova, 1 nga Shqipëria dhe një është grek.
Tetë nga të vdekurit ishin të moshës 20 ose nën 20, ndërsa një djalosh 13-vjeçar është plagosur rëndë. Tre nga viktimat ishin të moshës 14, dy ishin 15 dhe të tjerët të moshës 17, 19, 20 dhe 45.
Babai i një prej viktimave të mbërritur në vendin e të shtënave vdekjeprurëse, mbante lule dhe një foto të djalit të tij Zabergja Dijamant. Një memorial në rrjetin social Facebook tani është ngritur për 20-vjeçarin.
Një komentues është shprehur: “Prehu në paqe, engjëll. Një tjetër tha: “Zemra ime dhemb pasi unë e di humbjen e një vëllai”.
Një tjetër viktimë nga Kosova është edhe Armela Segashi. Vëllai i saj Arbnor ka postuar në internet: “Armela Vajza, motra dhe shoqja jonë e dashur ndërroi jetë.
Faleminderit për shpresat dhe ndihmën dhe mbështetjen. Gjithmonë në zemër”.
Sabina Sulaj ka qenë gjithashtu një viktimë, ku në Facebook janë shkuar me qindra mesazhe vajtuese dhe ngushëllimi. Një person tha: “Pa fjalë, vetëm zemërimi. Dhe vjen pyetja: pse ???? ” Një tjetër tha: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen.”
Ali Sonboly, i cili kreu vetëvrasje pas kryerjes së sulmit të tij të përgjakshme, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe fajësoi shoqërinë gjatë një bisede të nxehtë me një dëshmitar. Policia ka thënë se nuk ka tregues të ekstremizmit islamik, dhe se vrasësi ishte i fiksuar me armët.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

