Në kërkim 29 vjeçari që tentoi të përdhunonte 53 vjeçaren

Një i ri është shpallur në kërkim nga ana e uniformave blu, pasi ka tentuar që të përdhunonte një grua 53 vjeçare. Pas denoncimit, në banesën e tij i është gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe një sasi droge.

Lidhur me këtë rast, një 29 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Beratit, pasi tentoi të përdhunonte një grua.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ditën e premte nisi procedimi penal dhe u shpall në kërkim 29 vjeçari me inicialet Z.C, banues në Korçë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 53 vjeçaren M.D, banuese në Skrapar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ushtroi kontroll në banesën e tij, ku gjeti 6.7 gramë marijuanë. Mbi 29 vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Marredhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?