Në kërkim 30-vjeçarin, pse vrau qenin që i sulmoi fëmijën

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar, që vrau pasditen e djeshme një qen pasi i sulmoi fëmijën.

Ngjarja ndodhi në zonën e “Brrylit”.

“Më datë 24.04.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D. L., 30 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policise, rreth orës 13:30, 30-vjecari ka qëlluar me armë automatike, model 56, në drejtim të qenit të rracës “Pitbull”, të shtetasit R. Ç., dhe si pasojë është plagosur në këmbën e djathtë shtetasi V. R., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe shtetasi F. K., 8 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta në pjesën e barkut, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP