Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, vlonjati e pëson në kohë karantine

Një 37-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga ditën e sotme.

Në pranga ka rënë shtetasi Denis Hysaj, i cili pritet të ekstrradohet drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Mësohet se 37-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Romës me 8 vite burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlorë

Kapet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga 37-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë kapur dhe arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimi, shtetasin:

Denis Hysaj, 37 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, me vendimin e datës 16.11.2018, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?