Në kërkim për protestën, reagon ish-deputeti Azgan Haklaj: Dëgjo “Sulltan Rama”…

Aktivisti i njohur kombëtar, ish deputet i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka reaguar për SYRI.net pasi ka mësuar se emri I tij gjendet në listën e të kërkuarve nga policia për protestën e Rrugës së Kombit”.

Haklaj pasi shpjegon qëndrimin e tij për protestën jep edhe arsyet e këtij veprimi hakmarrës që ka ndërmarrë “Sulltan Rama”.

Prononcimi i plotë i ish-deputetit, Azgan Haklaj:

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësova nga lajmet në disa portale dhe nga shumë miq që më telefonuan të shqetësuar, se më paskan shpallur në kërkim për “Rrugën e Kombit”

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vërtetë se  unë morra pjesë  në protestën paqësore për traun pa alternativë dhe taksën e dyfishtë ndaj qytetarëve të këtij vendi, pjesëtar i të cilës jam dhe unë. E ndjeva si obligim moral si ish pushtetar lokal i qarkut Kukes, si ish deputet i Tropojës i zgjedhur ndonëse i burgosur politikë, të isha mes qytetarëve të Kukësit, Hasit,Tropojës etj, për të protëstuar ndaj kësaj padrejtësie si hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj veriut të Shqipërisë dhe projektit të bashkimin kombëtar.

Kam qenë në një protestë paqësore që u provokua rëndë nga policia, siç kanë dëshmuar pamjet filmike duke ushtruar dhunë të paparë ndaj qytetarëve. Kam bërë çështë e mundur për të qetësuar situatën, Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e policisë dhe qytetarët e dhunuar për të rikthyer përsëri protestën paqësore dhe që të mos kishte mundësisht asnjë të lëndur, nga asnjëra palë.

Qëndrimi im paqësore duket nga pamjet filmike të të gjitha televizioneve. Gjatë këtyre ditëve kam shkruar vazhdimisht, për këtë veprim arbitrar të Kryetaksidarit Edi Rama ndaj takës së vendosur në “Rrugën e Kombit”. Gjithashtu kam qenë denoncues i vazhdueshëm në shtypin e shkruar, i Qeverisë despotike të Sulltan Ramës. Ky veprim I futjes në listë si I kërkuar nga policia është hakmarrje e pastër ndaj veprimtarisë time opozitare të vendosur, për mbrojtjen e vlerave të demokracisë, kauzës së opozitës dhe çështjes kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?