Në kërkim për shpërdorim detyre në mbledhjen e provave nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, arrestohet 30-vjecari në Durrës
Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, është arrestuar ditën e sotme në Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti” ndaluan shtetasin:
D., 30 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët e Qarkullimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
B., 52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në Flakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.